
Sali Berisha.
TIRANË– Një deklaratë e papritur ka ardhur ditën e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka paralajmëruar mos njohjen e zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Berisha ka deklaruar se manipulimi i zgjedhjeve nga ana e qeverisë ka filluar masivisht, duke shtuar se demokratët nuk kanë për ta toleruar këtë gjë.
Po ashtu, ka theksuar se ata nuk do të njohin një proces zgjedhor të bazuar mbi votat e vjedhura.
Fjala e Berishës:
Manipulimi i zgjedheve ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet. Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur. Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve. Përgjigjia është vetëm një: vetëm revolucion.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."