KRUJË– Rruga Fushë Krujë-Laç është një aks jo pak problematik, ku janë regjistruar shumë aksidente tragjike që i kanë marrë jetën shumë personave.
Aksidenti i fundit u regjistrua pak pas mesnatës së 5 marsit, ku humbën jetën 4 persona, të cilët kishin dalë për të festuar fejesën e dy të rinjve, Shkumbin Bratit, 20- vjeç dhe Alemenia Karajt 16-vjeçe.
Viktima mbetën edhe dy persona të tjerë që po udhëtonin me ta, Alfred Dika, 39-vjeç dhe Artan Alushi 30, vjeç. Aksidenti u regjistrua në të njëjtin vendin ku 2 vite më parë humbën jetën 4 të rinj.
Nazmi Rrahmani 35-vjeç, Flamur Visha 35-vjeç, Arben Koni 33-vjeç dhe Juljan Mehilaj 45-vjeç humbën jetën tragjikisht më 18 mars të 2021, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."