Skip to content
28 Shtator, 2023
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

Thënie

"Media është entiteti më i fuqishëm në tokë. Ato kanë fuqinë për të bërë fajtor të pafajshmit dhe për t'i bërë fajtorët të pafajshëm." - Malcolm X (1925-1965)

Kategoritë

Rreth qytetit

  • English Guide
  • Infopoint Maps
  • Kultura
  • Outdoor Activities
  • Pozita gjeografike
  • Sport
  • Transporti

Njoftimet në kohë reale!

Kliko këtu për të marrë njoftimet falas!

Na ndiqni në rrjetet sociale

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
Kliko
  • Home
  • Shqipëria
  • Rritja e çmimit të patentës, Autoriteti Konkurrencës pezullon përfundimisht marrëveshjen

  • Aktualitet
  • Politikë
  • Shqipëria

Rritja e çmimit të patentës, Autoriteti Konkurrencës pezullon përfundimisht marrëveshjen

Xhesjon Zogu 6 muaj ago 3 min read

TIRANË– Marrëveshja e cila rriste çmimin e patentës është pezulluar përfundimisht ditën e sotme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Autoriteti i Konkurrencës ka rrëzuar marrëveshjen e DPSHTRR dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

https://kruja.info/wp-content/uploads/2023/04/Reklamo-biznesin-te-Kruja.info-2-1.webm

Marrëveshja konsistonte me caktimin e një dysheme, çka Konkurrenca e sheh si rrezik.

Autoriteti i konkurrencës gjithashtu e ka cilësuar si në kundërshti me ligjin këtë marrëveshje.

Sipas marrëveshjes, kurset e teorisë dhe praktikës për kategorinë B më të frekuentuarën, nga 40 000 lekë që kushton aktualisht pretendohet të arrijë në çmimin dysheme, në 85 000 lekë.

Rritje parashikohet për të gjitha kategoritë e lejeve të drejtimit.

Njoftimi:

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 24.03.2023, mori në shqyrtim çështjen “Mbi vlerësimin ligjor të Akt Marrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023, të lidhur ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqatës “Kombëtare të Autoshkollave”, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”, e cila ka për objekt de facto dhe de jure caktimin e tarifës së pagesës dhe kostos referuese minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi, sipas kategorisë së lejedrejtimit, dëshmisë ose çertifikatës.

Në përfundim të vlerësimit ligjor, u konstatua se Akt Marrëveshja nr.2729 prot., datë 13.02.2023, lidhur ndërmjet grupeve të interesit përfaqësues të Autoshkollave, DPSHTRR-së dhe DPT-së, është një marrëveshje e ndaluar në vetvete për nga objekti, në kuptim të nenit 4, pika 1, gërma a), të ligjit nr. 9121/2003, pasi me hyrjen në fuqi do të çojë në praktika të njëjta në çmimet/tarifat e pagesës për përgatitjen dhe fitimin e kategorisë së leje drejtimit, dëshmisë ose certifikatës, duke penguar, kufizuar dhe shtrembëruar konkurrencën në treg.  Si e tillë kjo Akt Marrëveshje, në kuptim të nenit 4, pika 2, të ligjit nr. 9121/2003, është e ndaluar.

Sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 970, datë 24.03.2023 vendosi:

I. Akt Marrëveshja nr. 2729 prot., datë 13.02.2023, e lidhur ndërmjet palëve: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqata “Kombëtare e Autoshkollave”, Shoqata e Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, vlerësohet si një akt marrëveshje në kundërshtim me nenin 4 të ligjit 9121.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

II. Monitorimin e tregut të shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi, sipas kategorisë së lejedrejtimit, dëshmisë ose çertifikatës, për një periudhë 1 (një) vjeçare.

III. Moszbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të rëndë të konkurrencës në kuptim të nenit 74, pika 1, gërma c), të ligjit nr. 9121/2003.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Autoriteti i Konkurrencës DPSHTRR Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Rritja çmimit të patentës

Continue Reading

Previous: Drejtoresha shkollës në Durrës bie në kontakt me rrymën elektrike në dush, ndërron jetë
Next: I FUNDIT/ I vendosi tritol pallatit në Lezhë bashkë me të riun nga Fushë-Kruja, arrestohet 52-vjeçari

Të tjera

I FUNDIT/ Nga Kruja në Mat për të mbjellë kanabis, arrestohet 44-vjeçari
1 min read
  • Aktualitet
  • Kreu
  • Kronikë
  • Shqipëria

I FUNDIT/ Nga Kruja në Mat për të mbjellë kanabis, arrestohet 44-vjeçari

Heqja e materialeve propagandistike për fushatë, KQZ gjobit Policinë Bashkiake në Krujë
2 min read
  • Aktualitet
  • Kreu
  • Krujë
  • Lajme
  • Politikë
  • Shqipëria

Heqja e materialeve propagandistike për fushatë, KQZ gjobit Policinë Bashkiake në Krujë

6 maji, datëlindja e Gjergj Kastriot Skënderbeut
2 min read
  • Aktualitet
  • Shqipëria
  • Sociale

6 maji, datëlindja e Gjergj Kastriot Skënderbeut

Moti

Shtator 2023
H M M E P S D
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
« Kor    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Dhuro
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech