
KRUJË- Rritja e çmimit të naftës në vend ka shkaktuar edhe rritjen e çmimit të biletave të transportit.
Linja Krujë-Tiranë dhe anasjelltas, ka ngritur çmimin nga 150 lekë të reja në 200 lekë të reja, njoftoi një burim për Kruja.info.
Po ashtu, kanë ndryshuar edhe oraret, ku Krujë Tiranë është: 06:00 (përjashtuar të shtunë dhe të djelë), 06:30, 07:00, 08:00, 09:00, 10:00, 11:00, 12:00, 13:00, 14:00, 15:00 dhe 16:00. Ndërsa linja Tiranë-Krujë: 07:20 (Përjashtuar të shtunë dhe djelë), 08:00, 09:00, 10:00, 11:00, 12:00, 13:00, 14:00, 15:00, 16:00, 17:00 dhe 18:00.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."