
Më shumë se gjysma e shqiptarëve mbi 16 vjeç është imunizuar kundër virusit Sars Cov 2 nëpërmjet vaksinimit të plotë. Të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik flasin për rritje të mbulesës vaksinale në të gjithë vendin.
Aktualisht 59% e popullatës mbi 16 vjeç ka marrë një dozë të vaksinës, 54% ka aplikuar të dyja dozat dhe 10% e personave mbi 18 vjeç ka marrë dhe dozën booster.
Në të gjithë vendin janë aplikuar afërsisht 2 milionë e 700 mijë doza të vaksinave anti-Covid. Në dispozicion për imunizimin e qytetarëve janë rreth 400 mijë doza të vaksinës anti-Covid, ndërsa pritet marrja e 1 milionë dozave të tjera Pfizer.
Vaksinimi anti-Covid po vijon në të gjitha poliklinikat më fëmijët e grupmoshës 12-15 që kanë probleme të imunitetit si dhe të gjithë personave mbi 16 vjeç.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."