
Pamjet gjatë vizitave të turistëve në Krujë. Foto Muzeu Historik dhe Etnografik.
KRUJË– Numri i turistëve të huaj dhe vendas që kanë vizituar Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë, ka pësuar rritje.
Këtë e bën të ditur Muzeu Historik dhe Etnografik, i cili thotë se gjatë muajve janar-prill ka pasur rreth 8500 vizitorë.
Muzeu i cilëson këto shifra optimiste, teksa vë në dukje se kjo shifër është dyfishuar krahasimisht me vitin 2019 dhe trefishuar me të njëjtën periudhë të 2020.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."