
KRUJË– Reshje të shumta shiu dhe dëbore kanë përfshirë vendin gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, kryesisht në zonat malore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARrSh), ka raportuar mbi gjendjen e rrugëve dhe bëri të ditur se kontraktorët kanë hequr materialet e rëna në rrugë dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale, ndërsa në Krujë-Sarisalltik rekomandohet përdorimi i zinxhirëve
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëroretë ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."