
Majtas, Besmir Hoxha, Diklen Vata, Brilant Martinaj; djathtas Ramazan Rraja dhe Indrit Dokle. Montazh.
KRUJË– Policia e Krujës ka kërkuar ditën e sotme një dëshmi të Ramazan Rrajës, pas atentatit me 3 viktima të ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Në një reagim që Rraja ka bërë për News24, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe është shprehur se po sulmohet politikisht.
Rraja bën të ditur se prej 7 muajsh ndodhet jashtë vendit dhe në Shqipëri ka qëndruar vetëm 3 ditë.
“Nuk kam asnje lidhje me krimin, ndodhem jashte vendit. Per shtate muaj ne Shqiperi kam qendruar vetem 3 dite kur kam vizituar familjen. Policia po me sulmon qellimisht me akuzon padrejtesisht per cdo krim”, tha Rraja për News24.
Në atentatin që ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, u vranë Brilant Martini, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Sipas të informacioneve në rrugë zyrtare, objektiv i atentatit dyshohet se ka qen Martini, ndërsa Hoxha dhe Vata kanë qenë roje të 23-vjeçarit. Nga hetimet ende nuk ka pasur asnjë rezultat, ndërsa vetë kreu i Policisë së Shtetit ka kërkuar hetim të thelluar për ngjarjen.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."