
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Rama publikoi në Facebook një ndër pankartat e qytetarëve të cilët kanë dalë kundër sulmit rus, në të cilën shkruhet: “Nëse Rusia ndalon s’ka më luftë, nëse Ukraina s’lufton s’ka më Ukrainë”
Sakaq, ditën e djeshme Rama siguroi se vendi ynë është i gatshëm të presë qytetarët ukrainas që kërkojnë të largohen nga vendi i tyre pas sulmit nga Rusia.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."