
KRUJË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga momentet e pastrimit në qarqe të ndryshme të vendit.
Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ kryeministri shkruan se patriotizmi fillon nga mbrojtja e mjedisit, duke e konsideruar atë si dyshemenë e shtëpisë që të është trashëguar nga të parët, dhe duhet lënë pastër për pasardhësit.
Postimi i plotë:
ShqipëriEPastër
Faleminderit për të gjithë ata që çdo ditë angazhohen në Planin Kombëtar të Pastrimit
PATRIOTIZMI fillon nga mbrojtja e mjedisit të vendit tënd, duke e konsideruar tokën e atdheut dysheme të shtëpisë që e ke trashëgim nga ata që e banuan para teje dhe duhet t’ia lesh të pastër atyre që do të vijnë pas teje…
*momente nga pastrimi në Klos, Tepelenë, Skrapar, Kukës, Roskovec, Memaliaj, Krujë, Këlcyrë, Maliq dhe Delvinë
ShqipëriaEArdhmjaJonë
SkaKohëPërPushim
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."