TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku po prezantojnë paketën e dytë antikrizë për qytetarët si dhe masat që do të ndërmarrë qeveria për të përballuar krizën energjetike.
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se kushdo që harxhon më shumë se 800 kw do të paguajë me çmimin e tregut.
Ndërkohë në prezantimin e kësaj pakete është sqaruar se për konsumin mujor nga 0-800 (Kwh) çmimi (lek) është 9.2. Ndërsa për 801 (Kwh) çmimi final është 42.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."