
DURRËS- Kryeministri Edi Rama dhe drejtuesi i kompanisë “Emaar Group”, Mohamed El Alabbar, ishin ditën e sotme në Durrës ku zbuluan detaje të reja nga projekti i Portit të ri.
Drejtuesi i kompanisë “Emaar Group” bëri të ditur se punimet për ndërtimin e portit të ri të Durrësit do të nisin nga fundi i marsit, fillimi i prillit.
“Do të bëhet, do të jetë shumë speciale, do të jetë ndër më të mirat në Mesdhe, Do ketë vende dhe për jahtete e mëdha, do kenë vetëm një vend ku të shkojën, Durrësit se do ketë të gjitha shërbimet, do ketë disa klube jahtesh, atëherë Monaco duhet të na ketë frikën, do e bëjmë. Do e nisim sa më shpejt, ndërtimin do e nismin nga fundi i marsit, fillimi i prillit”, tha drejtuesi i kompanisë globale Emaar Group, Mohamed El Alabbar.
Rama pati një sugjerim, për një hapësirë për këmbësorët buzë detit, e ndërsa tha se e gjitha duhet bërë me zemër e me shpirt.
“Do ishte fantastike një hapësirë për këmbësorë. Ta bëjmë me zemër e shpirt”, tha Rama.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."