
KRUJË– Qyteti dhe malësia e Krujës janë përfshirë gjatë mbrëmjes së djeshme dhe gjatë natës nga reshje të shumta dëbore.
Mësohet se reshjet e dëborës janë shoqëruar edhe me erëra të forta, ku deri më tani nuk raportohet për probleme.
Pasojat e motit të keq në Krujë janë ndjerë dhe në rrjetet energjitike, ku pjesa më e madhe e qytetit ka mbetur në errësirë totale, ndërsa nga OSHEE nuk ka pasur asnjë reagim.
Ndërkohë, të gjitha akset janë të kalueshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."