
Nikolin Lleshi dhe kompleksi i pallateve në Krujë (Montazh). Pamjet Pamfleti
KRUJË– Disa qytetarë të cilët kanë blerë apartamentet në kompleksin më të madh në Krujë, kanë paditur ndërtuesin Nikolin Lleshi.
Sipas një prononcimi të bërë për JOQ, qytetarja thotë se Nikolin Lleshi, sëbashku me bashkëpunëtorët e tij i kanë mashtuar për apartamentet të cilat janë blerë prej kohësh.
Qytetarët akuzojnë Kadastrën se ka vendosur dhe i ka dhënë leje Nikolin Lleshit për të shitur dy herë apartamentet e blera. Pra, një apartament të shitur, mund ta shesi sërish.
Qytetarja akuzon edhe Artan Lamen pasi sipas pretendimeve të saj i është drejtuar me fjalët “juve ua kanë fut krutanë tuaj” dhe më pas ka mbërritur Policia për të bërë largimin e tyre.
https://youtu.be/VofLB7ZBjjA

Sipas burimeve për Pamfleti, “në vitin 2006, Arben Kupi, i lidhur me Nikolin Lleshin, ka nisur të ndërtojë një kompleks pallatesh në Krujë, përmes firmës së këpucëve ‘Golden Shou’.
Gjatë kësaj periudhe, Kupi ka lidhur kontrata për persona të ndryshëm, të cilët kanë porositur blerjen e apartamenteve. Disa kontrata i ka lidhur në vitin 2009, edhe më familje të cilat e kishin shitur truallin për të ndërtuar pallatet.
Tre vite më pas, të gjithë ndërtesat karabina të pallateve, bashkë me truallin, Arben Kupi ia shet Nikolin Lleshit. Ky është momenti kur Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Krujës, kishte marrë vendim për t’i prishur ndërtesat, pasi ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe pa një leje të zbardhur.
Nga ana tjetër, personat që kishin porositur apartamentet, të cilat Arben Kupi ia ka shitur për herë të dytë Nikolin Lleshin, sigurisht me dijeninë e tij dhe në bashkëpunim, refuzojnë prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme nga Arben Kupi dhe pazarin e tij me Nikolin Lleshin.
Disa nga personat që kishin pronotuar apartamentet kanë paguar edhe një pjesë të parave”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."