
Pamje nga protesta e emigrantëve hqiptarë të zhvilluar ditën e sotme në Londër, dhe nga e djathta, sekretarja britanike.
LONDËR– Qindra protestues, emigrantë shqiptarë, janë gritur në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar deklaratat e sekretares së brendshme Suella Braverman.
Të veshur kuqezi, me flamuj dhe pankarta në duar dhe thirrjet ‘O sa mirë me qen shqiptar’, miijëra emigrantë u mblodhën në urën ‘Westminster’.
Protestuesit teksa mbajnë në duar pankarta me shkrime të ndryshme, kërkojnë dorëheqjen e sekretares së brendshme Suella Braverman.
Përveç atyre që jetojnë në Britani, në mbështetje kanë mbërritur edhe shqiptarë të tjerë nga Zvicra që i bashkohen kërkesave të tyre për deklaratat e sekretares britanike.
Ata thonë se do të qëndrojnë edhe 60 minuta e më pas do t’i drejtohen pallatit Buckingham. Në rast se nuk ka reagim, paralajmërojnë protestë tjetër më 28 nëntor.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."