
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË– Ka dështuar raundi i tretë i bisedimeve midis Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, për zgjedhjen e presidentit të ri.
Kreu i grupit Parlamentar, Taulant Balla u shpreh se ka ardhur momenti i përmbylljes së procesit të zgjedhjes së Presidentit, ku në raundin e 4 do të këtë një emër presidenti, që ka nisur nga një proces i gjatë, si dhe ka shtuar se janë identifikuar disa emra që i afrohen përmbushjes së kushteve.
“Siç u angazhuam me besimin se opozita do merrte përgjegjësin për kandidatura. Është një përgjegjësi. Nga ky moment ne nuk do ta lemë vendin pa president dhe nuk do propozojmë. Ne do të dialogojmë me çdokënd që do të ndaj përgjegjësin për zgjedhjen e presidentit. Në këto dy raunde është mekanizmi që askush nuk mund të marri peng procesin dhe zgjedhjen e presidentit.” tha Taulant Balla.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."