
KRUJË– Policia e Krujës, në bashkëpunim me atë të Durrësit dhe FNSH Tiranë, kanë finalizuar fazën e njëmbëdhjetë të operacionit të koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kontrolleve, në fshatrat Brret dhe Picrrage, Krujë, u konstatuan 16 ambiente të hapura ku u gjetën të kultivuar gjithsej 494 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u agjësuan me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në kuadër të 10 fazave të këtij operacioni janë asgjësuar 6868 bimë narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."