Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
DURRËS– Specialistët e qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë ushtuar kontrolle, kryesisht në akset kryesore dhe dytësore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Në disa rrugë urbane dhe interurbane të qytetit në Durrës dhe Krujë, janë shtuar monitorimet nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur edhe dron, me qëllim evidentimin e drejtuesve që abuzojnë në drejtimin e mjetit me shpejtësi tej normave të lejuara, kryejen e parakalime të gabura, drejtojtimin mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, përdorimin e celularit, për drejtuesit e mjeteve që nuk vendosin rripin e sigurimit gjatë drejtimit të automjetit dhe për drejtuesit e motomjeteve që nuk përdorin kaskën mbrojtëse.
Si rezultat i kontrolleve janë vendosur 171 masa administrative, kryesisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit, përdorim celulari, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për parakalime të gabuara, për shpejtësi mbi normën e lejuar, për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike dhe për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 171 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
•37 masa administrative për parakalime të gabuara;
•15 masa administrative për përdorim të aparateve telefonike;
•16 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
•11 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara;
•1 masa administrative për mungesë të siguracionit;
•40 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
•2 masa administrative për mos vendosje e kaskës mbrojtëse;
•49 masa administrative për shkelje të rregullave të tjeta të Kodit Rrugor.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."