
Foto ilustruese
KORÇË– Policia e Korçës ka vijuar me monitorimin dhe zbatimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë konstatuar të hapur dhe duke ushtruar aktivitetin në shkelje të fashës orare, katër subjekte private konkretisht:
Në lagjen nr. 5, Korçë, u konstatuan ambienti bar-restorant me administrator shtetasin M. K. dhe një ambient tjetër lokal me pronar shtetasin E. L.
Në lagjen nr. 4., u konstatua i hapur lokali me administrator shtetasin E. B. dhe gjithashtu në lagjen nr. 7, ambienti bar-restorant me administrator shtetasin J. L.
Ndaj subjekteve të lartpërmendura, shërbimet e policisë kanë plotësuar aktet e konstatimeve përkatëse, në bazë të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 7, i cili parashikon ndëshkimin me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë.
Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."