Skip to content
5 Qershor, 2023
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

Mbështet gazetarinë e pavarur!

Thënie

"Media është entiteti më i fuqishëm në tokë. Ato kanë fuqinë për të bërë fajtor të pafajshmit dhe për t'i bërë fajtorët të pafajshëm." - Malcolm X (1925-1965)

Kategoritë

Rreth qytetit

  • English Guide
  • Infopoint Maps
  • Kultura
  • Outdoor Activities
  • Pozita gjeografike
  • Sport
  • Transporti

Njoftimet në kohë reale!

Kliko këtu për të marrë njoftimet falas!

Na ndiqni në rrjetet sociale

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
Kliko
  • Home
  • Krujë
  • Policia Krujës vijon aksionin për mbylljen e guroreve të paligjshme, 5 të proceduar (VIDEO)

  • Kreu
  • Krujë
  • Lajme

Policia Krujës vijon aksionin për mbylljen e guroreve të paligjshme, 5 të proceduar (VIDEO)

Xhesjon Zogu 4 muaj ago 2 min read

KRUJË – 5 pronarë guroresh janë proceduar penalisht ditën e sotme në Krujë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Policia njofton se si rezultat i operacionit ‘Mjedisi’, të proceduar në gjendje të lirë mbetën shtetasit me inicialet D. P., V. K., E. Q., H. K. dhe F. B. Bëhet e ditur se si rezultat i kontrolleve në terren, nga verifikimi i dokumentacionit, ka rezultuar se këto 5 gurore nuk dispononin dokumentacionin e plotë për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunim të materialeve inerte dhe gurore.

https://kruja.info/wp-content/uploads/2023/04/Reklamo-biznesin-te-Kruja.info-2-1.webm

Të proceduarit akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve“ dhe “Transportimi i mbetjeve toksike”.

NJOFTIMI I POLICISE
Operacioni, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në drejtim të përdorimit dhe shfrytëzimit të guroreve, shkak për ndotje të mjedisit dhe për shpërdorim të tokës.

Gjatë fazës së dytë të operacionit, nga kontrolli i ushtruar në territor, janë proceduar penalisht 5 shtetas, administratorë të 5 guroreve, për mungesë dokumentacioni, ndotje ajri dhe shpërdorim toke.

Më herët, gjatë fazës së parë të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, administratorë të dy guroreve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, mbështetur dhe nga FNSH Tiranë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar për evidentimin dhe ndëshkimin e subjekteve gurore që ushtrojnë këtë veprimtari, në kundërshtim me ligjin, duke ndotur ajrin dhe duke shpërdoruar tokën, kanë organizuar dhe zhvilluar fazën e dytë të operacionit policior të koduar “Mjedisi”.

Si rezultat i kontrolleve në terren, nga verifikimi i dokumentacionit, ka rezultuar se 5 gurore nuk dispononin dokumentacionin e plotë për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunim të materialeve inerte dhe gurore.

Në përfundim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve“ dhe “Transportimi i mbetjeve toksike”, shtetasit: D. P., V. K., E. Q., H. K. dhe F. B.

Gjatë kontrolleve është konstatuar gjithashtu se disa gurore ishin mbyllur dhe nuk e ushtronin aktivitetin, prej disa muajsh.

Operacioni vijon deri në përfundimin e kontrollit të plotë të territorit, për të verifikuar dhe për të kontrolluar të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetet e nxjerrjes dhe të përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Mjedisi

Continue Reading

Previous: Krujë| Fiks Fare publikon një tjetër video nga ura e shkatërruar në Mafsheq, Bashkia hesht
Next: I FUNDIT/ Aksident në aksin rrugor Fushë Krujë-Derven

Të tjera

Aksident në Dërven
1 min read
  • Kreu
  • Krujë
  • Lajme

Aksident në Dërven

I FUNDIT/ Nga Kruja në Mat për të mbjellë kanabis, arrestohet 44-vjeçari
1 min read
  • Aktualitet
  • Kreu
  • Kronikë
  • Shqipëria

I FUNDIT/ Nga Kruja në Mat për të mbjellë kanabis, arrestohet 44-vjeçari

Policia vijon kontrollet për kanabis në Krujë, prishen 16 ambiente
1 min read
  • Kreu
  • Krujë
  • Lajme

Policia vijon kontrollet për kanabis në Krujë, prishen 16 ambiente

Moti

Qershor 2023
H M M E P S D
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  
« Maj    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Dhuro
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech