
DURRËS– 4 kallëpë tritoli me peshë rreth 1 kilogramë janë sekuestruar ditën e sotme në kuadër të operacionit të koduar “Kulla”.
Policia, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po transportonte lëndë eksplozive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kulla”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: Roland Kurteshi, 19-vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës.
Ky shtetas u kap në aksin rrugor Sukth – Kullë, duke transportuar me qëllim shitjen, 4 kallëpë lëndë eksplozive tritol, me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram.
Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe të implikimit ose jo në ngjarje kriminale, të 19-vjeçarit.
Materialet e para hetimore në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."