
Foto ilustruese
SHIJAK- Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë tre të arrestuarit në Shijak për laboratorët e kriptovalutave.
Mësohet se gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, për personat e arrestuar Liserxhio Xhaferaj, Rramush Dumani dhe Ardian Çekiçi u caktua masa për detyrim paraqitje.
Katër ditë më parë, Policia sekuestroi dy kompani të prodhimit të kriptomonedhave në Shijak.
Nga këto kompani, ndritja e tyre sipas policisë kushtoi 1 milion euro u arrestuar tre persona Liserxhio Xhaferaj, Rramush Dumani dhe Ardian Çekiçi, si dhe u shpallën në kërkim 4 persona të tjerë me inicialet E. H., M.Gj., E.H. dhe Th.Z.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."