
Pamje nga vendi i ngjarjes
LEZHË- Është ekzekutuar me armë zjarri një 65-vjeçar mesditën e sotme në fshatin Manati në Lezhë.
Policia e Lezhës ka neutralizuar dhe vënë në pranga autorin e ngjarjes i cili është 17-vjeçari me iniciale F.P..
17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."