
TIRANË– Policia e Tiranës ka goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit në një qendër masazhi.
Sipas burimeve për Kruja.Info, mësohet se është arrestuar Alban Dyrmishi, ish-konkurent në emisionin ‘Përputhen’.
Ushtrimi i aktiviteti të jashtëligjshëm të prostitucionit ushtrohej në një qendër masazhi në hyrjen e një pallati.
Mbi 29-vjeçarin rëndojnë dy akuza, ajo e ‘Shfrytëzimit të prostitucionit’ dhe ‘ mbajtja e lokaleve për prostitucion’.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dy punëtoret, F. D., 19-vjeçe dhe E. T., 20-vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."