
Pamjet gjatë arrestimit
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
DIBËR– Është finalizuar faza e dytë e operacionit policor të koduar “SMUGGLING”, në kuadër të të cilit u arrestuan 2 persona.
Si rezultat i këtij operacioni janë kapur dhe ndaluar shtetasit G. K., 26-vjeç dhe N. K., 28-vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, (dhe grupin e goditur në operacionin e zhvilluar më parë,) i ofronin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, shtetasve me origjinë siriane, duke ndjekur Rrugën e Arbrit, në drejtim të qytetit të Peshkopisë, me qëllim kalimin e tyre për në Kosovë, Serbi dhe Hungari.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, 3 telefona celularë dhe një dokument identifikimi i lëshuar nga një organizatë jofitimprurëse.
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."