
Bashkia Krujë.
KRUJË– Ka përfunduar numërimi i votave për Këshilltarët Bashkiakë në Krujë.
Nga numërimi i 92 qendrave të votimit ka rezulturar se Partia Socialiste ka marrë 8845 vota, e përkthzer në mandate 11 mandate.
Koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 4051 vota që i bie 5 mandate. Nga 3 mandate kanë marrë partitë Ardhmërija Shqiptare, Partia e Gjelbër dhe Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë.
Nga 2 mandate kanë marrë Partia Demokratike dhe Partia Socialdemokrate, ndërsa nga 1 mandat kanë marrë Fryma e Re Demokratike dhe Partia Republikane Shqiptare.
Kujtojmë që zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë Krujë i fitoi Artur Bushi i cili mori 19513 vota kundrejt Agron Lokës i cili mori 10102 vota.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."