Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
Qendra ALTRI me mbështetjen e Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC (Embassy of Switzerland in Albania) po zbaton këtë projekt ne Qarkun e Durrësit ne bashkëpunim me 3 bashkitë e qarkut; Bashkinë Krujë, Durrës dhe Shijak.
INTERVISTË me Fatmira Dajlanin (Drejtuese e Porta Rome për Integrim)
Cfarë synon ky projekt?
Kjo projekt synon aftësimin digjital të qytetarëve për të kuptuar dhe përdorur në mënyre efektive instrumentat e demokracisë digjitale që përfshin përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit në mbështetje të proçeseve demokratike me në qendër qytetarin.
Kjo ndihmon në pjesëmarrjen e publikut në aktivitet dhe vendimmarrjen lokale.
Si po ndikon teknologjia ne pjesemarrjen qytetare?
Teknologjia ka forcuar pjesëmarrjen qytetare në hapësirën virtuale dhe kjo ka patur ndikim pozitiv në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies të sektorit publik. Të jesh online tashmë eshte domosdoshmëri, kjo po shikohet edhe me ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët dhe tashmë nisma me pjesëmarrjen dhe angazhimin e qytetarëve ne menyre virtuale do te kthehen në diçka të zakonshme që do të ndryshoj dhe sjelljen e publikut.
Por si do ta arrini këto objektiva nëpërmjet këtij projekti që po implementoni?
Nuk është shumë e thjeshtë për të arritur objektivat që janë vendosur por për të siguruar një pjesëmarrje të gjerë dhe gjithëpërfshirëse, duhet të adresohen disa sfida, siç janë: aftësimi digjital i qytetarëve në përdorimin e internetit dhe pajisjeve elektronike. Rezulton se vetëm 50% e qytetarëve shqiptarë kanë aftësi bazike digjitale. Grup-mosha 65-74 vjec nuk e kane perdorur
asnjëherë internetin apo rezulton se pak nga faqet, portale në Shqipëri jane te përshtatur me nevojat e PAK për sa i përket strukturës së faqeve të internetit, ngjyrave dhe imazheve etj.
Po ju si do e arrini që të keni një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve në demokracinë digjitale, sidëmos grupmoshat që kanë vërshtërsi ne akesimin e tyre?
Hapi i rradhës është “paketa e aftësimit digjital” bazë; si te hapesh nje llogari, si te kerkosh informacion, si te përdorim internetin dhe platformat ekzistuese të e-demokracisë.
Duke mundëuar aftësimin digjital bazë për të gjithë qytetarët që kanë nevojë të mësojnë si të përdorin internetin në mënyrë që të përfitojnë të gjitha shërbimet online dhe ta përdorin në mënyrë efektive instrumentat e demokracisë digjitale. Do të bashkëpunojmë ngushtë me shkollat e mesme dhe gjithë aktorët lokal.
Ne kemi përfunduar fazën e parë të projektit, ku realizuam një vlerësim të nevojave të qytetarëve me anë të nje sondazhi online dhe anketave në hapësira të ndryshme publike. Interesi ishte i lartë, por pak kanë dijeni për demokracinë digjitale.
Cili është hapi i rradhës që do të ndërmerrni për demokracinë digjitale në territorin e bashkisë Krujë?
Se shpejti do të njoftojmë edhe për datat kur do te zhvillojme takimet dhe trajnime për aftesimin e qytetarëve dhe do të jemi pranë tyre me anë të aktiviteteve promovuese në çdo pjesë te territorit por një vëmendje të posaçme do i kushtojmë qytetarëve që jetojnë në zonat në perfieri dhe fshatra që kanë dëshirë dhe nevojë për të rritur aftësite e tyre digjitale në aksesimin e shërbimeve dhe platformave online. Patjetër që publikun do ta informojmë në rrjetet tona sociale dhe kanalet e tjera te komunikimit.
Shpresojmë dhe uroj shumë që të kemi sa më shumë pjesëmarrës në këtë projekt inovator për qytetarët për të rritur aftësitë e tyre në përdorimin e teknologjisë në akesimin e shërbimeve online por edhe pjesëmarrjen e tyre në demokracinë digjitale si qytetarë aktiv. Ju faleminderit!
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."