
Ilir Meta gjatë gjithë këtyre ditëve është shfaqur i shqetësuar për krizën në Ukrainë.
Madje mblodhi edhe Këshillin e Sigurisë.
Gjithë shqetësimi i tij, ka qenë se nga kjo luftë do të dëmtohen edhe shqiptarët, se do rriten çmimet.
Por këtë të shtunë me sa duket i ka lënë këto shqetësime dhe ka dalë me të shoqen për të shijuar rrezet e diellit.
“Ju urojmë një fundjavë të mbarë”, shkruan Meta, a thua se asgjë nuk ka ndodhur dhe tashmë kriza ka përfunduar.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."