
TIRANË– Pas thirrjes së bërë më parë që Policia e Shtetit të ndërhynte në Nikël, gazetarja Klodiana Lala ka “premtuar” se nuk do të flasë më.
E ftuar në emisionin “Opinion” këtë të hënë, Lala tha se atje nis burimi i të gjitha vrasjeve në vend, por preferon që të mos japë më shumë detaje.
“Këta ishin krahu i armatosur i të gjithëve, vepronin nga Elbasani në Durrës, në Tiranë, në Lezhë. Lidhjet e tyre, baza kryesore ishin Nikla. Kanë folur dhe me gjatë. Nuk jap dot më detaje se nuk dua të shkoj tek Nuredini, dua të rri këtu të rris fëmjët e mi,”-tha ajo.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."