KRUJË– Pas publikimit te Kruja.info e rastit të Esmeralda Murrajt nga fshati Luz i Fushë-Krujës, e cila rrit e vetme, në kushte tejet të vështira dy vajzat e mitura, kanë ardhur edhe ndihmat e para.
Vizion OJF ka reaguar menjëherë dhe i ka ofruar kësaj familjeje disa ndihma ushqimore.
“Ka ndonjë natë që flemë pa ngrënë. Thesin e miellin ma falin. S’kam çfarë të ha e të pi, vajzën e madhe e kam sëmurë, me probleme të zorrëve por skam para ta çoj në spital”, shprehet Esmeralda Murrja në një intervistë për Report Tv.
Esmeralda tregon se banesën ua ka ndërtuar Bashkia e Krujës para disa vitesh, por siç shihet në pamje punimet pa cilësi kanë bërë që gjithë lagështia të futet në dhoma.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."