
Deputetja e Partisë Demokratike në Krujë, Andia Ulliri. Foto Panoramaplus.
Panoramaplus ka kapur një detaj interesant ditën e sotme të deputetes së Partisë Demokratike në Krujë, Andia Ulliri. Deputetja sipas Panoramaplus, mban të veshur një palë këpucë “Guçi” që kushtojnë më shumë se 880 euro.

Natyrisht që këpucët, që kapin vlerën thuajse të rrogës së saj, janë ndër më të lakmuarat edhe nga blogeret, ndaj duket e çuditshme kur i shohim në këmbët e një deputeteje të re në moshë, por edhe në karrierë.

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."