
TIRANË– Është mbajtur pak më parë Asambleja e Përgjithshme me qëllim zgjedhjen e presidentit të ri të federatës Shqiptare të Futbollit.
Në përfundim të votimit, fitues i kësaj gare u shpall Armand Duka i cili po e mban këtë pozicion për 6 mandate radhazi. Kujtojmë që mandatin e parë Duka e fitoi në vitin 2002.
Në garën e sotme për president të FShF-së ishin tre persona, përfshirë Armand Dukën, Sulejman Starova dhe komentatori i njohur Dritan Shakohoxha.
Nga votat 37 vota mori Duka, 4 vota Starova dhe dy vota rezultuan të pavlefshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."