
Pamjet brenda banesës ku kultivohej kanabis në Krujë.
KRUJË– Punonjësit e OSHEE në Krujë në vazhdën e kontrolleve intensive për minimizimin e humbjes së energjisë elektrike kanë konstatuar në fshatin Derven një ambient të përshtatur si shtëpi bari.
Në momentin që kanë konstatuar banesën, ata kanë njoftuar menjëherë policinë. Si pasojë janë shpallur në kërkim shtetasit Q. X., L. X. dhe K. X. (babai dhe 2 djemtë e tij), si pronarë të kësaj shtëpie pasi në të nuk banon njeri.
Janë gjetur dhe sekuestruar mbi 100 bimë kanabis sativa që rritej nëpër vazo.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."