
KRUJË– Është organizuar në Krujë ekspozita “Arti Ndriçon Ditën Tënde”, me mbështetjen e Shoqatës së Alumnave të Ambasadës Amerikane (AUSA).
Pjesmarrësit e programeve të shkëmbimit të Ambasadës Amerikane krijuan çanta të stampuara dhe të punuara me dorë, si dhe punime të tjera të krijuara nga të rejat të cilat morën pjesë në program u ekspozuan në hyrje të pazarit.
Të ftuarit ndoqën një shfaqje kërcimi popullor dhe dëgjuan fjalë nxitëse nga drejtues të programit dhe përfaqësues nga Bashkia e Krujës, shkolla e mesme Skënderbej, AUSA dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Programi synon të forcojë dhe ndërtojë kapacitetet krijuese të vajzave të reja në qytetin e Krujës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."