
Nga Yllka Sheta Kukalaj – Publikuar Kruja.info
Reflektim mbi konceptin e Partisë Demokratike Krujë mbi ndarjen territoriale të Bashkisë Krujë.
Nisur dhe nga fjala në Parlament e deputetes dhe nisur nga fakti që jam ish punonjëse bashkie dhe e di mirë si funksionon një Bashki e madhe; Nëse përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk e dinë, një Bashki është e ndarë në njësi administrative që funksionojnë si minibashki të vogla me të gjitha shërbimet e domosdoshme për qytetarët.
E po ta konsiderosh funksionimin e Bashkisë Krujë, në të janë shpërndarë shërbimet kryesore ndërmjet Krujës dhe Fushë-Krujës në proporcionin e nevojave të tyre, pa hyrë këtu në detaje.
Ndërkohë që të gjitha Njësitë Administrative janë të pajisura me shërbimet e domosdoshme për qytetarët. Një Bashki e madhe thith shumë fonde dhe ka kapacitetin ti ndajë ato sipas nevojave të territorit, nje Bashki e vogël është e papërfillshme.
Shumica e shërbimeve qeveritare tashmë jepen nëpërmjet platformave online dhe Njësitë Administrative kanë personelin e duhur për të orientuar popullatën.
Për cfarë do shërbente një ndarje Krujë, Cudhi, Thumanë dhe Fushë-Krujë, Nikël, Bubq????? Nëse themi për të afruar shërbimet afër qytetarit, po të llogarisësh rrugën, një banor i Thumanës ka më afër Fushë-Krujën se sa Krujën.
Atëherë le ti aneksojmë Niklën, Kamzës dhe Rinasin, Tiranës. Aaaa, nëse bëhet për qëllime elektorale, ndryshon puna. PD mendon se ashtu e fiton Krujën. Pra, nuk janë interesat e qytetarëve.
Unë do isha për të kundërtën. Le të na bashkohet edhe Laci deri në Milot sic ishim më parë. Le t’ja rrisim vlerat Krujës, e jo t’ja ulim.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."