
Nga Xhesjon Zogu
Ylli Manjani, një personazh aq qesharak po aq edhe pompoz. Një ish-ministër dhe një individ me poste të larta nga të gjitha kahet, i cili nuk ka bërë asgjë, është kthyer në një opozitar të vërtetë. Në studio, media sociale, e ku të mundet, z. Manjani nuk nguron të sulmojë qeverinë.
Unë nuk kam asgjë personale me z. Manjani, ndërsa me qeverinë kam miliona kritika, por më neverit fakti që dikush që ka pasur diçka në dorë, është kujtuar kaq vonë për të gjetur të drejtat. Historia ka treguar që zakonisht këto “opozitarët” si z. Manjani, sulmojnë këdo që nuk u jep postet që ata duan. Kjo nuk është asgjë e re as për z. Manjani e as për këdo tjetër. Por, ky duhet të vetëpërmbahet, sepse është një individ me një të kaluar të pasur në aspektin profesional dhe është sikurse e thash, e neveritshme të kesh një sjellje të tillë.
Çfarë ka bërë zoti Manjani për këtë vend? Ku ishte zoti Manjani kur këto politikanë janë këtu që në kohën që Manjani u angazhua në politikë? A mos po kërkon Manjani një post të mirë por nuk po ja var askush, e tani ka filluar të sulmojë çfarë ti dalë përpara.
Më lejoni t’ju sjellë në vëmendje rastin e z. Besard Kadisë, sot zëvëndës-ministër i Financave. Kadia ka qenë një opozitar i fortë, si Manjani, dhe sapo ju dha një post, si për dreq iu kyç goja. Jo vetëm kaq, por çuditërisht filloj të punoi për qeverinë që shante natë e ditë dhe filloi ta lavdëronte, ndonëse kjo qeveri u bë akoma e më e keqe se sa ishte në kohën kur z. Kadia e sulmonte.
E pra, edhe Manjanit duhet të ja japë dikush ndonjë “kockë” e të qetësohet për ca kohë, ose të vetëdorëhiqet, se është e shpifur kur del nëpër studio televizive e na tregon se kush është i keqi dhe i miri.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."