
Nga Xhesjon Zogu – Publikuar Kruja.info
Me bekimin e qeverisë shqiptare, me anë të Bonusit të Rijetëzimit, të lëvruar nga Ministria e Kulturës, është vendosur që objektet në kalanë e Krujës të restaurohen dhe të kthehen në “castle house” dhe “slow food”. Me demek, kjo ide kishte ardhur pasi ishte aplikuar nga vendet e tjera dhe kishte rezultuar e sukseshme. Edhe pse nuk ka informacion, nuk dihet nëse Ministria do ti marrë këto të ardhura për vete apo do të funksionojë si me Butrintin, ku koncensionari bën kërdinë mbi këto objekte.
Por me sa duket, duke parë mosreagimin e asnjë biznesmeni dhe grupi interesi në Krujë, të lë të mendosh që Ministria ua ka lënë hotelet e restorantet në këto ndërtesa, pikërisht atyre që i kanë. Duhet të kujtojmë se plani i Rijetëzimit i qeverisë, është i njëjti plan i cili synon të marrë edhe Butrintin. Që ky është një plan i pakonsultuar, vjedhës dhe i poshtër kjo nuk ka dyshim, por që askush të mos ngrihet ti trazojë siç ndodhi me Butrintin, kjo lë për të dëshiruar.
Kjo lloj strategjie e aplikuar me Butrintin, e cila kaloi pa zhurmë, ka shumë pikëpyetje të cilave do të duhet tu jepet një përgjigjje. Si ka mundësi që ndërtesa të tilla të cilat mbartin histori me vete, do të kthehen në bordello (shtëpi publike) ku hyjnë e dalin njerëz jo si turistë por si banues dhe konsumatorë?! Si ka mundësi që qeveria nuk ka kthyer kokën nga bizneset e zonës ku për fat të mirë janë super investime dhe ti bënte ato ndërtesa të veçanta duke i restauruar ashtu siç janë?! Si ka mundësi që Ministria e Kulturës ka vendosur të shkatërrojë çdo objekt dhe instrument të së shkuarës për përfitime?! E frikshme por jo surprizuese.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."