
KRUJË– Me bekimin e Qeverisë Shqiptare, objektet e Kalasë së Krujës do të kthehen në hotele e restorante.
Me anë të Bonusit të Rijetëzimit, të lëvruar nga Ministria e Kulturës, është vendosur që këto objekte të restaurohen dhe të kthehen në “castle house” dhe “slow food”.
Ajo që ende është e paqartë nga Ministria e Kulturës është se si këto objekte historike do të kthehen në restorante e hotele, kur këto objekte janë qindravjeçare.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."