
KRUJË– Artur Bushi duket se ka marrë për të 3 herë radhasi Bashkinë e Krujës.
Përballë kandidatit të Koalicionit BF, Agron Lokës, Bushi ka marrë deri më tani 65.25% ose 17600 vota.
Agron Loka ka marrë 34.75% ose e përkthyer në vota 9372. Deri më tani janë numëruar 83 qendra votimi nga 92 në total.
9 qendrat e votimit që kanë ngelur duket se nuk do të arrijnë që ti japin një fitore Lokës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."