GJIROKASTËR– Policia e Gjirokastrës ka arrestuar gjatë natës një 29-vjeçar për “Dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Policia, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “ROAD GUARD 15”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi me iniciale N. Zh., 29-vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije kapën në flagrancë, në aksin rrugor Libohovë-Nepravishtë, Gjirokastër, shtetasin N. Zh., duke transportuar me automjet, 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe dy aparate celulare.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."