
Një urban i Tiranës së Re në Tiranë. Foto ilustruese.
TIRANË– Ashtu si edhe më parë, Shoqata e Transportit Urban paralajmëron për rritje të çmimit të biletës deri në 80 lekë duke mos hequr dorë edhe pas ndihmës së dhënë nga shteti.
Drejtuesit thonë se nuk mund të ofrojnë cilësi me çmimin 40 lekë, ndërsa kërkojnë nga qeveria mbështetje afatgjatë me subvencione.
Edhe pse u zotuan se subvencioni i qeverisë nuk do të shmangte ndërprerjen e shërbimit apo rritjen e çmimit, ata thonë se presioni do të rritet me mbarimin e paketës së dytë mbështetëse.
Deklarata vjen nga Shoqata e Transportit Urban në kryeqytet, dhe mbështetet tek çmimi i lartë i karburantit.
Me këto çmim bilete dhe pa mbështetje afatgjatë, shoqëritë e transportit do të falimentonin, ndërsa për një shërbim cilësor për qytetarët është e nevojshme që bileta të jetë 80 lekë dhe jo 40, sa është aktualisht, thotë shoqata.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."