
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
LEZHË- Është pritur me muzikë tradicionale turke presidenti Erdogan në Laç, ku do të përurohen 525 apartamente, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
E para që nisi fjalën në këtë ceremoni, ishte kryebashiakja e Kurbinit, Majlinda Cara. Kjo e fundit pohoi se është krenare për të gjithë punën që po bëhet në Laç dhe në të gjithë Kurbinin.
“Laçi po ngrihet më i bukur se sa ishte. Por pse jo, do të jetë edhe shembull për qytete të tjera për transformimin rrënjësor.”, tha Cara. Kujtojmë se qeveria turke dha një donacion për Shqipërinë, për të ndërtuar kompleksin e pallateve për banorët e prekur nga tërmeti.
Pritet që Erdogan t’i dorëzojë çelësat e banesave të reja familjeve që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."