
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË– Kardiologu, Edvin Prifti i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ka fituar të drejtën për të shërbyer si mjek.
Sipas burimeve për mediet GJKKO ka pranuar kërkesët e Priftit, teksa SPAK ende nuk ka përfunduar hetimet.
Mjeku Edvin Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkeleida Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj.
Prifti u arrestua më 15 shkurt në sallën e gjyqit pasi fillimisht kishte një masë pezullim nga detyra, por në banesë dhe çantën e shpinës ju gjetën afro 380 mijë euro.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."