
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme një 37-vjeçar i gjet i vdekur nga familjarët e tij brenda në banesë.
Sipas AbcNews, mësohet se bëhet fjalë për Saimir Kuçin, anëtar i grupit të të grabitjeve “Hijet e Natës”.
Ai kishte bërë 11 vite burg dhe ishte liruar për të marrë pjesë në një tjetër grabitje sipas policisë.
Dyshohet se Kuçi ishte një ndër personat që mori pjesë në grabitjen e shtëpisë së biznesmenit Nazmi Çangu në Fushë-Krujë në nëntorin e vitit të shkuar.
Pas arrestimit, gjykata e Krujës dha për të dënimin “arrest shtëpie” për shkak të problemeve që kishte me shëndetin mendor.
Burime bëjnë me dije se ngjarja nuk ka lidhje me aktivitetin e tij kriminal dhe se bëhet fjalë për një vetëvrasje të mirëfilltë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."