
Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar ditë e sotme një person dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja”.
Policia njofton se është arrestuar në flagrancë D. A., 39-vjeç, banues në Domje, Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasit D. H., 40-vjeç dhe D. H., 40-vjeç, banues në Bathore, Tiranë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur peng shtetasin M. Y., 31-vjeç, me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash, si dhe i kanë vjedhur atij, një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."