
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË– Ditën e djeshme, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, priti në një takim dhe bashkëbisedoi me një grup ekspertësh mjedisorë, lidhur me problematikat në mjedis dhe përmiresimin e legjislacionit mjedisor.
Luan Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në këtë takim, ka kërkuar që guroret të mbyllen guroret, pasi sipas tij po shkaktojnë pasoja shumë të rënda në mjedis. Ahmetaj krahas theksit që vuri në mbylljen e guroreve, u ndal edhe në fatkeqësitë natyrore të cilat sipas tij kërkojnë restaurim dhe rehabilitim të shpjetë dhe efikas nëpërmjet metodave dhe teknologjive smart dhe inovative.
“Gjate fjales time ne kete tryeze une theksova se Shqiperia eshte nje vend me bukuri te shumta, por edhe me nje mjedis te demtuar rende nga dora dhe papergjegjshmeria jone.
Pejsazhi natyror ne Kruje, Berat dhe disa zona te tjera eshte shume brengoses dhe situata eshte teper alarmante. Aktiviteti i guroreve ka sjelle pasoja shume te renda per mjedisin. Ndaj, theksova, nuk eshte e mjaftueshme vetem qe me VKM keto zona te shpallen “Pejsazh i mbrojtur”, por lypset ndergjegjsim i publikut dhe gjithe aktoreve te tjere, forcim dhe zbatim i ligjit dhe veprim i menjehershem per rehabilitimin dhe restaurimin e shpejte te tyre, ne kuader edhe te Dekades se OKB 2021-2030 per restaurimin dhe rehabilitimin e natyres, pejsazheve dhe ekosistemeve te demtuara.
Po ashtu, une vura ne dukje se nje dem shume i madh natyres, pejsazhit dhe biodiverditetit i eshte shkaktuar nga zjarret ne pyje, te cilat veren e kaluar ishin masive dhe shkaterrimtare.
Per restaurimin dhe rehabitimin e shpejte dhe efikas te natyres, ekosistemeve dhe pejsazheve te demtuara une sugjerova qe krahas monitorimeve dhe studimeve te perdoren metoda dhe teknologji smart dhe inovative, te cilat ne mund t’i ofrojme per zbatim.
Nje tjeter sugjerim qe une dhashe ishte edhe forcimi i bashkepunimit ne te gjitha nivelet e te gjithe aktoreve dhe faktoreve qe operojne ne fushen e mbrojtjes se mjedisit dhe perfshirjen ne networket dhe grupet e punes te ngritur nga ministria te eksperteve dhe specialisteve te mjedisit.”- shprehet Ahmetaj në postimin e tij në “Facebook”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."