
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË– Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka pranuar ditën e sotme gjatë një konference për shtyp, se po vlerësohet kërkesa e bërë nga koncensionari i pompave të naftës për rritjen e tarifës.
Ibrahimaj, është shprehur se për këtë kërkesë është ngritur një grup pune dhe pasi ta vlerësojë kërkesën do të dalë në një rezultat përfundimtar.
Një rritje e tillë e tarifës për koncesionarin do të shkaktonte një tjetër rritje, gjë që do të rëndonte edhe më shumë në xhepin e shqiptarëve.
Ministrja Ibrahimaj foli edhe për rritjen e çmimeve në përgjithësi për të cilat tha se pritet një stabilizim i çmimeve nga gjysma e dytë e vitit 2022.
“Pritshmëritë janë që në gjysmën e dytë të këtij viti çmimet të stabilizohen. Çmimi i naftës në vend është rritur nga mospërputhja në tregjet ndërkombëtare mes kërkesës së shtuar dhe ofertës së limituar. Çmimi i gazit u rrit me ardhjen e dimrit, gjë që solli dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në vijim, të gjithë parashikimet ndërkombëtare, parashikojnë uljen graduale të çmimit të naftës dhe gazit, duke filluar nga 6-mujori i dytë i këtij viti”, tha ministrja.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."