TIRANË– Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, rrëfeu për EuroNews, se si e ka pritur familja e saj arrestimin që iu bë.
Hoxha tha se policia ia kishte kthyer shtëpinë përmbys, ndërsa aty ndodheshin djali, prindërit, vajza dhe vëllai i saj.
Ajo tha se fëmijëve u ka thënë se do të kthehet në shtëpi shumë shpejt, ndërsa tregoi se djali, vajza dhe i ati u mërzitën shumë nga ngjarja.
“Djali ishte në një gjendje të mjerueshme, vajza po ashtu, prindërit e mi pa fund dhe nuk po arrinin të kuptonin se çfarë kishte ndodhur”, tha ajo.
Hoxha tha se i ati donte ta shoqëronte në paraburgim, por një gjë e tillë nuk lejohet.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Euronews
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."