
KRUJË– Mbi 600 persona nga Kruja do të marrin pjesë në protestën që do të zhvillohet ditën e sotme nga grupi i Rithemelimit.
Kështu u shpreh kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Xhevahir Bilja, në një prononcim për Kruja.info.
Bilja tha se nga dega e PD-së në Krujë deri më tani janë konfirmuar 360 persona të sigurtë ndërsa nga dega e PD në Fushë-Krujë, mbi 300 persona.
Për pjesën e udhëtimit Bilja tha se do të kryhet me mjete private dhe jo me autobuzë të pronotuar nga degat e PD-së.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."