
KRUJË- Mbrëmjen e djeshme u hodh në erë në Zallë të Krujës një automjet i parkuar i cili i përkiste Lirim Talit. Sipas Policisë, Lirim Tali është pronari i makinës dhe rezulton si një personazh i skeduar më parë nga ana e Policisë së Shtetit.
Në momentin e ngjarjes, ai ndodhej në banesën e tij pasi i ishte vendosur masë sigurie “arrest shtëpie” pasi rezulton i dënuar për trafik droge. Po ashtu, sipas Policisë, automjeti ishte i parkuar pranë banesës së tij dhe si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesërisht.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."